Pentagoni: – Irani lëshoi më shumë se një duzinë raketa balistike në dy baza irakiane.

8 Janar 2020. 1:24

Pentagoni konfirmoi që Irani nisi raketa drejt forcave ushtarake dhe të koalicionit amerikan në Irak.

Pentagoni tha që Irani gjuajti më shumë se një duzinë raketash, njofton Klan Kosova.

“Është e qartë se këto raketa u hodhën nga Irani dhe synuan të paktën dy baza ushtarake irakiane që strehojnë ushtarakë dhe personel të koalicionit amerikan në Al-Asad dhe Irbil”, tha Jonathan Hoffman, ndihmës i Sekretarit të Mbrojtjes për Çështjet Publike, në një deklaratë .

“Ne jemi duke punuar në vlerësimet fillestare të dëmtimit në betejë,” shtoi ai.

Bazat, tha ai, kanë qenë në gatishmëri “për shkak të indikacioneve që regjimi iranian planifikoi të sulmonte forcat dhe interesat tona në rajon”.

“Ndërsa vlerësojmë situatën dhe përgjigjen tonë, ne do të marrim të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur personelin amerikan, partnerët dhe aleatët e rajonit”, tha Pentagon.