Irani sulmon një bazë ajrore amerikane në Irak

Televizioni shtetëror i Iranit ka bërë të ditur se Garda Revolucionare Islamike e Iranit (IRGC) kanë goditur bazën ajrore amerikane të Ain al-Asad në provincën Anbar në Irakun perëndimor.

Siç shkruan CNN, përcjell Telegrafi, sulmi vjen pas një premtimi për hakmarrje ndaj SHBA-së, pas vrasjes së komandantit të lartë iranian, gjeneral-lejtnant Qassem Soleimani.

Po sipas raportimeve, dhjetëra raketa qëlluan bazën strategjike ajrore. Sulmi u konfirmua më vonë nga Shtëpia e Bardhë, thuhet në raport.

Ndërkohë, po sipas CNN, Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) kanë marrë përgjegjësinë për një sulm me raketa në një bazë ajrore irakiane ku strehohen trupat amerikane.

Siç bëhet e ditur më tej, edhe presidenti amerikan, Donald Trump u informua për raportet e sulmeve me raketa në një bazë ajrore, ku trupat amerikane janë vendosur në Irak, tha zëdhënësi i tij.

“Ne jemi të vetëdijshëm për raportet e sulmeve në objektet amerikane në Irak. Presidenti është informuar dhe po monitoron nga afër situatën dhe po këshillohet me ekipin e tij të sigurisë kombëtare,” tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Grisham.

Nga: Telegraf/