13 Nentor 2025

Gazetarja Anduena Llabani zbuloi një tjetër skandal sa i përket zv.kryeministres dhe ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku.

Në emisionin e radhës “Oponencë”, Llabani zbuloi kush fshihet pas kompanisë amerikane që do ndërtojë parkun eolik në Tropojë. Në shtator të këtij viti, Balluku prezantoi projektin duke thënë se atë do e ndërtojë një kompani shumë e njohur amerikane.

“Në muajt në vazhdim, vendi po përgatitet për një nga projektet më të mëdha energjetike në Evropë, parkun e erës në zonën e Tropojës. Ky projekt është në fazën e procedurave të autorizimit dhe financimit, i mbështetur nga një nga kompanitë më të mëdha amerikane, dhe do të shtojë një komponent të ri të gjelbër në kurorën energjetike të Shqipërisë”, deklaronte Balluku.

Por Llabani zbulon se kjo është një kompani offshore dhe bëhet fjalë për Continental Wind Partner e regjistruar në Bermudë me seli operative në Beograd.

“Kjo kompani është regjistruar në Bermudë, si një kompani offshore ndërsa selinë operative e ka në Beograd. Aktiviteti prezantohet si investim amerikan. Është pyetje serioze për transparencën. Muaj më parë i jemi drejtuar MIE për informacion për ndërtimet në fushën e energjisë së rinovueshme. Meqë ky televizion ka ndikim të rëndësishëm deklarojmë me përgjegjës se kjo kompani me emër amerikan fshihen rrjetet politike ekonomike me lidhje të forta me Beogradin përfshijnë interesa politike në krimin financiar në gjithë rajonin. Qeveria shqiptare është e etur për kontrata. Ka kaluar çdo projekt pa kaluar asnjë filtër kush vjen.”

Sakaq, deputeti Belind Këlliçi i ftuar në studio shton se me pretekstin e integrimit në BE po kalohen shpejt e shpejt gjithëfarlloj ligjes pa diskutim dhe debat.

Këlliçi: Në petkun e integrimit BE po shkelen të gjithë standarde në këtë vend. Edhe ligjet kalojnë vetëm për shkak se qeveria justifikohet nuk ka debat për këto në parlament. vijnë 22 pika për diskutim, vetëm njëra pikë do katër orë. Kur vjen mbrëmja thonë nuk kemi kohë, duhen miratuar. Kalon çdo gjë pa i dhënë rëndësi.

Llabani: Janë 4 pyetje: dhe e mbyll gjithë denoncimin. Skandal i radhës që do merret besoj edhe opozita.

Gashi: Prezumohet që ka bashkëpunim kolumbiane, serbo-shqiptar me makijazhin energjitik.

Llabani ngre disa pyetje që vënë në dyshim projektin, por edhe sigurinë kombëtare.

“Mungesa e prezencës reale në SHBA e kompanisë që pretendohet si SHBA? Baza operative në Beograd ngre dyshime për origjinën e kapitalit. Financimi përmes strukturave offshore? Drejtim nga persona me të kaluar të dyshimtë, të lidhur me terrorizmin. Nga 2018 kompania amerikane që thotë zonja ka hedhur mln në Mal të Zi, Kosovë dhe rajon. Është një sinjal alarmi për institucionet dhe opinionin publik. Pasi energjia e pastër nuk duhet lënë në duar të pista.”  

Panorama.al