31 Mars 2026

Mbrëmja e sotme i takon kombëtares së Kosovës që në ‘Fadil Vokrri’ do të luajë ndeshjen e jetës së saj.

Dardanët janë vetëm një ndeshje larg historisë, kualifikimit për në Botërorin e këtij viti.

Nëse dikush në 2016 do të thoshte që Kosova pas 10 vitesh do të ishte në këtë pikë, në këtë kulm, askush nuk do ta besonte. Por Dardanët janë aty dhe në Prishtinë do të përballen me Turqinë për të bërë realitet ëndrrën amerikane.

Në Prishtinë atmosfera pritet të jetë e zjarrtë, stadiumi do të jetë plot e përplot me tifozët që do të mbështesin parreshtur skuadrën e tyre që është në momentin kulmor të saj. Sfida mes Kosovës dhe Turqisë, është sfida që flet për një rrugëtim të jashtëzakonshëm të Dardanëve që kanë treguar rritje të vazhdueshme dhe karakter të fortë në momentet vendimtare.