Pandeli Majko merr tender për të rritur like-t në facebook

Në një kohë kur teknologjia e përcjellë informacionin në kohë reale tek njerëzit, shumë kompani private shpenzojnë para nga portofoli i tyre nanciar për të reklamuar aktivitetin në rrjete sociale, nëpërmjet sponsorizimeve.

Një trend të tillë ka ndjekur edhe Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës.

Ministria e Diasporës që drejtohet nga Pandeli Majko ka hapur një tender për të rritur liket dhe komentet në Facebook e ministrisë, fiks ashtu siç kërkon Edi Rama.

Fondi prej 3 milionë lekë (të vjetra) është fituar nga një kompani e re, e themeluar në qershor të këtij viti.

Vetëm pak kohë më parë, Pandeli Majko hapi një tender tjetër për të blerë 2 mijë lojëra ‘Mos u nxeh’. /

Nga 27.Al.