Dua 800000 vota ne Tepsi.

Takimi me kryebashkiakët, zbardhen porositë e Ramës: – “Të arrijmë 800 mijë vota”.

 3 Shtator 2020

Dy ditë pas takimit me Grupin Parlamentar, kryeministri Edi Rama mblodhi sot në Elbasan kryebashkiakët socialsitë.

Takimi u zhvillua për t’i inkuadruar edhe ata si pjesë e fushatës elektorale 2021, ndërsa sipas “Top Channel”, i pari socialistëve ka kërkuar prej kryebashkiakëve mos të neglizhojnë punët e përditshme në komunitet por nga ana tjetër të shtojnë përpjekjet për të arritur objektivin e 800.000 votave.

Kryeministri ka kërkuar po ashtu evidentimin e të gjithë punës së rindërtimit, ndërsa u ka lënë porosi që  nga sot e tutje emërimet e drejtorëve duhet t’i çohen për konsultim zv kryeministrit Erion Braçe.