30 Nentor 2022

Pamjet mahnitëse të marra nga një helikopter kanë kapur pamje nga afër të vullkanit Mauna Loa në Hawaii duke shpërthyer.

Është hera e parë që vullkani ka shpërthyer që nga viti 1984, duke shënuar fundin e periudhës më të gjatë të qetë të Mauna Loas.

Shpërthimi filloi të dielën rreth orës 23:30 sipas Observatorit të Vullkanit të Hawait.

“Shpërthimi i Zonës Rift Verilindore të Mauna Loa vazhdon, me disa çarje dhe rrjedha llave aktive,” tha të martën Shërbimi Gjeologjik i SHBA, por vuri në dukje se “asnjë pronë nuk është në rrezik aktualisht”.

Guvernatori i Hawait, David Ige, shkroi në Twitter se ishulli Hawaii – ku ndodhet Mauna Loa – “është i hapur për vizitorët dhe është e sigurt për të parë vullkanin nga një distancë”.

Gazeta Panorama