
Pamje apokaliptike! Reuters sjell fotoreportazhin e momenteve të vështira në Delvinë
13 Gusht 2025
Reuters ka sjellë fotoreportazhin e momenteve të vështira në Delvinë, e cila është përfshirë nga flakët.
Imazhet e frikshme tregojnë vendin e shkrumburuar nga zjarri, teksa banorët shikojnë të trishtuar dhe të pafuqishëm katastrofën natyrore, teksa braktisin banesat e tyre.
Ministria e Mbrojtjes njoftoi ditën e djeshme se zjarri i nisur në Finiq kishte kaluar në territorin e Delvinës, duke rrezikuar edhe qytetin, pas fshatrave Pecë, Kranë, Krongj, Kardhikaq dhe Sirakat.
U njoftua se po bëhej edhe evakuimi i banorëve në zonat e rrezikuara.