Ora Investigim/.Skandali në QSUT, kompania KLP mori 7,4 mld lekë, të sëmurëve u shpërndahet supa me qese

Nga Alketa Çeku

15 Shkurt 202212

Është cilësuar  si tenderi me vlerë më të lartë i dhënë  në  sektorin e shëndetësisë ai i shërbimit të gatimit dhe shpërndarjes së ushqimit për Qendrën Spitalore Nënë Tereza.

Ky shërbim me vlerë 7.4 miliardë lekë i është dhënë kompanisë KPL sh.p.k. e cila ka garuar e vetme.

Por  cili është ky subjekt?  Sipas të dhënave  të qendrës kombëtare të biznesit  në vitin 2003  Nikolin Jaka ka qenë administratori i kësaj shoqërie. Katër vite më vonë në 2007 Nikolin  Jaka ia shet  kuotat bashkëshortes zonjës Alma Tafani. Aktualisht administrator i shoqërisë është Ramazan Troka.

Edhe pse shteti tregohet dorë lëshuar me kompaninë KPL e kundërta ndodh me këtë kompani. Mënyra se si i shërbehet ushqimi pacienteve duket tejet  primitive.

Në orarin e drekës punonjëset  dalin nga  kuzhina e gatimit me qeset të mbushura me supë dhe përshkojnë  oborret e QSUT kryq e tërthor për t’i çuar pacienteve ushqimin.

Në mungesë të karrocës shpërndarëse punonjëset enden me qese ne duar  ne katet e pavionit për të shpërndarë ushqimin.

Fatura e fryrë e koncensionit, KLSH zbulon skemën: Fitimi u deklarua 2.4 euro për njësi, shkon në 14 euro

Merren 7.4 miliardë  lekë nga buxheti i shtetit për tu ofruar pacientëve një  shërbim skandaloz dhe primitiv.

Ndërkohë që në kushte normale ashtu sikurse funksionon në shtetet fqinje ushqimi duhet te shkoje te pacienti me anë të këtyre karrocave te mbyllura  dhe  me pas i serviret.

As temperaturat e ftohta të dimrit dhe as reshjet e shiut nuk bëjnë që kompania KPL  të dërgojë  ushqimin me makinë nga  kuzhina deri te  pavjoni. Punonjëset enden oborrit të QSUT me qeset e ngjeshura me ushqim dhe me çadër ne dorë  deri sa ‘supa e akullt’ mbërrin në dhomën e pacientëve.

Nuk mund te themi me saktësi se në çfarë kushtesh  ruhet  ushqimi por këto pamje bëjnë që të kemi dyshime mbi cilësinë e ushqimit që  i serviret pacientëve.

Skandaloz është fakti që ushqimi i përgatitur për pacientet qëndron në mëshirë të fatit te stolat  e korridorit  të spitalit.

Këto fakte duhet të alarmojnë sistemin shëndetësor sepse behet fjalë për ushqimin e pacientëve të sëmure.

Pas pamjeve te transmetuara nga RTV Ora , Autoriteti Kombëtar i Ushqimit duhet të marrë masa te menjëhershme  për bere inspektime ne kompaninë KPL fillimisht për cilësinë e gatimit dhe mënyrën se si ky ushqim shkon te pacienti.