Operatori i News24 merr flakë nga hedhja e molotovit gjatë protestës së opozitës para parlamentit

11 Shkurt 2026
Një incident ka ndodhur gjatë protestës së opozitës para parlamentit. Teksa operatori i televizionit News24, Aldo Kashri ka qenë duke raportuar protestuesit kanë hedhur molotov, duke bërë që ai të lëndohet.
Operatori ka mbetur i lënduar, pasi ka marrë flakë edhe pse ndodhej mbi makinë. Siç shihet edhe nga pamjet, ai është hedhur nga makina, ndërsa iu dha ndihma e parë, më pas u transportua për në spital.
Ndërkohë gazetarja Klodiana Lala tha se ai po merr trajtim mjekësor.
“Ajo çfarë ndodhi para kuvendit ishte një moment i vështirë. Ndër të tjera edhe një punonjës i neës24 ka pësuar lëndime të rëndë gjatë kohës që është hedhur molotov. Ai është duke marrë shërbim shëndetësor”, raportoi gazetarja Klodiana Lala.
