11  Shkurt 2026

Një incident ka ndodhur gjatë protestës së opozitës para parlamentit. Teksa operatori i televizionit News24, Aldo Kashri  ka qenë duke raportuar  protestuesit kanë hedhur molotov, duke bërë që ai të lëndohet. 

Operatori ka mbetur i lënduar, pasi ka marrë flakë edhe pse ndodhej mbi makinë. Siç shihet edhe nga pamjet, ai është hedhur nga makina, ndërsa iu dha ndihma e parë, më pas u transportua për në spital.

Ndërkohë gazetarja Klodiana Lala tha se ai po merr trajtim mjekësor.

“Ajo çfarë ndodhi para kuvendit ishte një moment i vështirë. Ndër të tjera edhe një punonjës i neës24 ka pësuar lëndime të rëndë gjatë kohës që është hedhur molotov. Ai është duke marrë shërbim shëndetësor”, raportoi gazetarja Klodiana Lala.