Olta Gixhari

Olta Gixhari e zbulon hapur: Po ju them atë që s’guxon asNewkush ta thotë publikisht për teatrin. –

23/12/2018

Bukuroshja e teatrit dhe filmit Olta Gixhari e ftuar në “Thumb” ka folur për ngjarjet më të reja në jetën e saj profesionale por edhe personale. Dy moderatoret e programit i kanë vënë në dukje mungesën e saj kohëve të fundit në Teatrin Kombëtar. Olta është shprehur se kjo përkthehet në një revolt personale të saj ndaj këtij institucioni.

“Artin nuk e kam lënë se po xhiroj në mënyrë konstante. Kam lënë një distancë por ka shumë arsye që jam distancuar. Ka të bëjë me pjesët që po vihen që nuk më pëlqejnë, me regjisorët, është një lloj revolte e imja e hapur. Revolta ime ndaj teatrit. Turbina është e bukur por nuk është teatër. Kam bërë dy shfaqje aty por jam dërmuar nga zëri kemi vetëm një dhomë zhveshje. Teatri I vjetër që e duam aq shumë secili kishte dhomën e tij edhe pse em atë karrigen e zhrumshme. Kushtet paskuintave janë të tmerrshme a po them edhe këtë që ndoshta disa nuk kanë guximin ta thonë. Banjat tek turbinate rrjedhin, mban erë e keqe shumë aty. Nuk kanë ujë, është qelbur, është skandal, nuk lanë dot duart. Shkojmë tek lokalet përballë para shfaqjes, kemi emocione dhe shkojmë në banat e lokaleve përballë, E kam bërë unë, e kanë bërë kolegët e mi. Unë vetë me kostumin e shfaqjes kam vajt në lokal përballë kam bërë nevojat personale dhe jam futur sërish në skenë. Do më mbyllin dyert se them këtë gjë? Sa do mi mbyllin më shumë seç mi kanë mbyllur. Më kanë vënë  në pozita aspak të këndshme dhe të rehatshme në teatër ndaj jam distancuar. Nuk e dimë pse u përçamë. Nëse do ta shkatërrosh një aktor, një drejtor teatri e shkatërron. I jep role që nuk i përkasin, punon me regjisor aspak të mirë. Më ka ndodhur mua dhe nuk kam bërë gjë, kam bërë punën time. ”,- është shprehur Olta.

Olta Gixhari

/Agjensia e Lajmeve Sot News/