“O plak i ligë, ne jemi rinia”/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: – Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin! – Rojet e tua do të të sjellin vetë zvarrë këtu!

6 Qershor 2026
Një fjalim tejet i fortë dhe me tone paralajmëruese ka ushtuar përpara godinës së Kryeministrisë, ku një protestues ka shigjetuar drejtpërdrejt Edi Ramën, duke i vënë përballë forcën e rinisë dhe vendosmërinë për qëndresë të pandërprerë.
Me një gjuhë të ashpër, qytetari ka bërë thirrje për largimin e menjëhershëm të kreut të qeverisë, duke paralajmëruar për pasojat që mund të sjellë injorimi i revoltës popullore
“O plak i ligë, shkove 61 vjeç, po ne jemi rinia! Jemi zotuar se jemi këtu çdo ditë derisa të shporresh nga karrigia e pamerituar! Do jemi këtu përditë”, deklaroi ai mes brohoritjeve të turmës.
Në fund të fjalës së tij, protestuesi lëshoi edhe një paralajmërim të fortë drejtuar kryeministrit, duke kërkuar që ky i fundit të mos provokojë zemërimin e njerëzve në shesh.
“Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin e të gabojë e ta fusë Tiranën në kolaps!”, përfundoi ai.
Në vijim të fjalës së tij, protestuesi iu drejtua forcave të rendit dhe efektivëve të Gardës, duke kërkuar prej tyre që të bashkohen me popullin dhe të mos mbrojnë pushtetin.
“T’i japim zemër policisë dhe gardës që të thyejnë frikën. E kanë frikë se vetë rojet e tij dhe garda e republikës do u rrëshqasë këmba dhe do gabojnë shumë dhe do e sjellin me duart e tyre zvarrë këtu!”, përfundoi ai, duke reflektuar tensionin e lartë dhe revoltën që ka prekur kulmin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
