Një sekret 700-vjeçar në Jerusalem

I fshehur poshtë rrugëve të Jerusalemit, një hamam i lashtë është duke dalë në dritë. Pasi qëndroi jashtë përdorimi që nga viti 1970 hamami i quajtur al-Ayn, i ndërtuar në shekullin e 14 së bashku me sheshin Khan Tankiz mbi të dhe hamamin al-Shifa pranë, i është nënshtruar një restaurimi të gjerë.

Dhe këtë verë, hamami 700-vjeçar do të rivijë në jetë me punë të plotë, duke u ofruar vizitorëve mundësinë për t’u kënaqur në banjat me avull dhe trajtime të tjera spa.

E ndërtuar rreth vitit 1336, kjo banjë fillimisht u shërbeu pelegrinëve myslimanë, të cilët dëshironin t’i nënshtroheshin ritualit të larjes përpara namazit në xhaminë më të afërt të al-Aksa, bashkë me tregtarët dhe banorët lokalë, të cilët thjesht laheshin këtu për qëllime higjienike. Por sapo çezmat u bënë të zakonshëm në shtëpitë lokale rreth një shekull më parë, më pak njerëz erdhën për t’u larë në hamam dhe ato erdhën duke u reduktuar nga mesi i shekullit të 20-të.

Përveç disa hoteleve të Jerusalemit që përfshijnë banjat moderne, si pjesë e komplekseve të tyre spa, hamami i restauruar al-Ayn është shndërruar në një galeri të vërtetë arti për turistët.