Nga dita e nesërme avokatët do të futen në grevë. Avokati Maks Haxhia në një prononcim për mediat

tha se nga nesër avokatët do të bojkotojnë seancat gjyqësore për katër ditë, pasi kundërshtojnë hartën

e re gjyqësore.

“Kjo hartë cënon rëndë jo vetë eksesin në drejtësi të individëve, por edhe rrit kostot dhe shpenzimet.

Çdo avokat që ka çështje do marrë kopjen e vendimit në fjalë dhe do i bëjë një kërkesë gjykatës që nuk

do të marrë leje.

Për masat e sigurisë është një pjesë e vendimi që nuk do të bojkotohen. Ne shpresojmë që kjo grevë të

jetë një kambanë për ministrinë e drejtësisë që të merren parasysh interesat tona. Këtu nuk janë interesat

e avokatëve, por të personave fizikë”, tha Haxhia.

Gazeta Sot