Avokati i njohur, Spartak Ngjela, bëri deklarata të forta ndaj kreut të PD, Sali Berisha, teksa paralajmëroi se me protestën e 7 korrikut “PD do të shpallet anti-amerikane”.

I ftuar në emisionin “Pikat mbi i”, në News24, avokat Ngjela deklaroi se shqiptarët nuk do t’i bashkohen një proteste anti-amerikane, duke akuzuar Berishën se do destabilizim.

“Ai nëse e shikon protestën dhe del në datën 4 dhe thotë “ne e konsiderojmë protestën në shesh si politikë antiamerikane”, çfarë ndodh? Mbaron, mbyllet, se nuk dalin shqiptarët në protestë antiamerikane. Nëse akuzojnë qeverinë, le të kërkojnë zgjedhje të parakohshme. Duhet të ketë doktrinën e vet që thotë si zgjidhen krizat. Saliu do destabilizim, që të shpëtojë veten. As mos e diskuto fare.

Reforma në treg është pompimi i parave në treg. Ka bërë amnisti fiskale, por nuk e dimë sa do fitojë. Por, nëse do të fitojë, a do t’i rrisë rrogat? Për mendimin tim, rroga minimale nuk duhet të jetë më pak se 800 mijë lekë të vjetra. Ne nuk e njohim pompimin e parasë në treg. Ne njohim atë që na vjen nga Evropa Perëndimore, që është e sistemuar. Kriza ekonomike vjen, pasi kryeministri shqiptar nuk njeh tregun, kurse lëvizja e non-grata nuk ka lidhje as më tregun, as me paranë, por me vetë non gratan.

Moj zonjë, Berisha bëri ndonjë analizë? O zotëri, derisa del një lider i tillë dhe thotë “ku popull” për popullin e vet, nuk ka lidhje me shqiptarët. Ai do të jetë sundues. Zgjidhja është shumë e thjeshtë, me katër bomba gazlotsjellës, ata ikin. Unë nuk e pranoj këtë lloj politike”, shtoi avokati.