Kryeministri i vendit, Edi Rama, në konferencën e ditës së sotme ka shpërthyer me tone të forta duke e humbur durimin edhe me gazetarin që i bëri pyetjen ministres Olta Xhaçkës.

Rama e ka bërë të udhës ku mesa duket nuk i pëlqeu shumë pyetja e gazetarit dhe urdhëroi riedukim për të. Për tre muajt e ardhshëm ai nuk do jetë pjesë e konferencave për shtyp të Ramës.

Kjo pasi sipas kodit etik, cdo ministër apo deputet duhet të takohet me nje biznesmen me praninë e dy përfaqësuesve të administratës.

Gazetari-Xhaçkes: Zonja ministre kam një pyetje vetëm për ty, në 29 prill ka hyrë në fuqi kodi i ri etik për këshillin e ministrave i cili ndalon dhe parashikon sanksione deri në largim nga detyra për ministrat që e shkelin. Një nga pikat është që ministrat nuk duhet të takohen me biznesmenë dhe të takohen vetëm në kushte kur janë në prani të dy punonjës të administratës. Ju e keni zbatuar këtë pikë, a e keni takuar bashkëshortin tuaj biznesmen dhe investitor strategjik nën shoqërinë e punonjësve të administratës apo e keni shkelur?.

Rama: Tani përgjigjen ta jap unë. Do kalosh riedukim per tre muajt e ardhshem. Nuk je i mireseardhur në asnjë konferencë.

Gazeta Sot