6 Dhjetor 2022

Ditën e sotme zhvillohet Samiti i Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor në Tiranë ku pritet të marrin pjesë  liderët e vendeve evropiane.

Në Samit do të jenë Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen, Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, por edhe Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban, një kritik i politikave të BE-së.

Ndërkohë presidenti serb, Aleksandër Vuçiç i ka thënë ‘Jo’ Samitit, ndërsa kryeministrja serbe, ka pasur një qëndrim ndryshe nga presidenti duke thënë se ai duhet t’i bashkohet këtij Samiti.

Në të njëjtën ditë me Samitin do të zhvillohet edhe protesta e thirrur nga opozita. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në deklaratat e tij për mediat ka thënë se protesta do të jetë një mesazh për BE.

Liderët e BE-së që pritet të vijnë në Tiranë:

1-Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen

2-Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel

3-Presidenti i Francës, Emmanuel Macron

4-Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz

5-Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis

6-Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban

7-Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni

8-Kancerlari i Austrisë, Karl Nehammer

9-Kryeministri i Belgjikës, Aleksandër De Croo

10-Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev

11-Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç

12-Presidenti i Qipros, Nicos Anastasiades

13-Kryeministri i Çekisë, Petr Fiala

14-Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederikse

15-Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas

16-Kryeministrja e Finlandës Sanna Marin

17-Kryeministri i Irlandës, Micheal Martin

18-Kryeministri i Letonisë, Krisjanis Karins

19-Kryeministri i Lituanisë, Ingrida Simonyte

20-Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel

21-Kryeministri i Maltës, Robert Abel

22-Kryeministri i Holandës, Mark Rutt

23-Kryeministri i Polonisë, Mateusz Moraëiecki

24-Kryeministri i Portugalisë, Antonio Costa

25-Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis

26-Kryeministri i Sllovakisë, Eduard Heger

27-Kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob

28-Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson

29-Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez

Gazeta Panorama