Nga borxhet te konflikti për parcelën me kanabis, pistat ku po hetohet në lidhje me vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha

07 Nëntor 2021

Nga Klod Lala

Borxhet është një nga pistat ku po heton grupi hetimor në lidhje me vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha. Gazetarja Klodiana Lala raportoi në një lidhje telefonike për ‘News24’ se kjo pistë nuk është pranuar nga familjarët e 43-vjeçarit, pasi pretendojnë se viktima nuk kishte borxhe. Madje i biri tha dje për ‘BalkanWeb’ se një pjesë të tyre i kishte larë ai.

Ndërkohë që një tjetër pistë që po hetohet është dhe ajo e konflikteve për parcelat e kanabisit. Kjo pasi autori i dyshuar kryesor i kësaj ngjarje, Ferdinand Rrushi, u zbulua nga policia se ishte kultivues i një parcele kanabisi.

Ky i fundit pas shoqërimit në polici mohoi se kishte lidhje me krimin në fjalë. Shumë pranë vendit të ngjarjes, në Qafë Mollë të Dajtit, atje ku u gjet i vrarë dhe i hedhur në një humnerë biznesmeni, u zbulua dhe një parcelë me kanabis.

Sipas rojes së kësaj parcele, i cili edhe punonte aty për rritjen e bimëve, personi që kishte mbjellë lëndën narkotike ishte Rrushi. Nga ana tjetër policia dhe prokuroria po hetojnë për zbardhjen e ngjarjes së plotë.

Ballkanweb