4 Shtator 2026

Situata nga zjarri në zonën e Qafës së Koshovicës në Fier paraqitet ende alarmante, ndërsa flakët që përfshinë zonën që në mesditë kanë dalë jashtë kontrollit.

Nga pamjet e siguruara nga korrespondenti i Top Channel Neritan Trifoni, flakët kanë përfshirë një lokal dhe një shtëpi të pabanuar.

 Bllokohet qarkullimi në aksin Fier-Levan

Ndërkohë, në terren janë angazhuar disa forca zjarrfikëse dhe ka nisur ndërhyrja nga ajri me një helikopter për shuarjen e flakëve.