21 Gusht 2026

Zjarri në fshatin Gojan të Madh të Pukës, i cili vijon prej dy ditësh ka dalë jashtë kontrollit.

Korrespondenti i Top Channel, Klodian Zhivani, bën me dije se në lagjen ‘Pepaj’ janë djegur 3 banesa, ndërsa ka nisur edhe evakuimi i banorëve që ndodhen në zonat e rrezikuara.

Kujtojmë se urdhri i parë për evakuim erdhi ditën e djeshme nga Ministria e Mbrojtjes, pasi flakët po përparonin me shpejtësi të madhe në drejtim të banesave.

Top Channel