Nga Fatmira Allmuca. –

Nje te shtune heret ra telefoni dhe nje ze i njohur me kujtoi qe mund te niseshim ne oren 9.30. Isha me temperature dhe nje ze i brendshem me thoshte:”…shko…do te ndihesh mire….” . Ashtu bera. Nuk jam supersticioze por i besoj “zerit te brendshem”. Sapo mberritem ne Baldushk, ne “tregun e gjelit te detit”…treg mese i thjeshte me gardh te improvizuar, na telefonoi Lomi qe na priste me makinen e tij. Sa e pashe ju drejtova: “Si e ke mbiemrin? Mos me thuaj qe mban mbiemrin tim…”. Sapo u pergjigj qeshem te gjithe…Nuk kishte dyshim qe mbante mbiemrin tim…Ne Baldushk dhe zonat perreth, ky eshte ndoshta mbiemri me i perhapur. Ne fakt nuk lidhet me mbiemrin e familjes. Mbiemri i familjes eshte Mumajesi dhe se te paret tane, te pakten qe nga gjyshi, jane gjendur ne Tirane shume vite me pare se te shpallej Tirana kryeqytet ne vitin 1920…Shume vite para ketij viti kishin pronat e tyre ne qytet dhe ne fshat, ku jane edhe sot e kesaj dite….Mbiemri eshte ndryshuar pas nje dekreti qe nxorri Mbreti Zog qe nuk lejohej qe familjet te mbanin mbiemrat e zones nga origjinonin.


Nejse, pavaresisht ketij fakti, shume nga Baldushku, kur i pyesin thone qe jane kushurinjte tane. Nese ndihen mire me kete, nuk ka asgje te keqe….
Lomi, pa na pyetur fare, ktheu makinen dhe na drejtoi per “kafe” tek shtepia e vet. Nje grua qe kishte lare shtepine e bere “drite” na priti me buzeqeshje, gje qe nuk e beri qeni i lidhur para nje kolibeje dhe qe lehte pa pushim. I afrohem qenit ndersa gruaja me thoshte: “Mos u afro se eshte i eger”. Vazhdova t’i afrohem dhe e preka qenin qe çuditerisht u miqesua menjehere me mua. I drejtohem gruas:” Ku eshte ena e ujit te qenit? Qeni i lidhur nuk duhet kurre te rrije pa uje..” . Si e zene ne faj me tha se do e sillte menjehere. Pastaj shtoi; “…çudi si te la me e prek se, ky qen i ha te gjithe…”. Ngjisim shkallet dhe aty na uroi mirseardhjen nena e Lomit. Nje grua me sy te qeshur, e veshur me te zeza dhe me shami te bardhe. Si te gjitha grate qe jetojne ne fshat, seç kane nje buzeqeshje te dliret qe nuk i shqitet per asnje moment. “…Nuse, na bjer kafet..” dhe vazhdoi biseden me ne. Erdhen gotat e rakise dhe per mua si e vetmja femer, vetem kafe. Duke qeshur me ton konfidencial i them: “..nuse, po rakia ime?!…”. Nuk mund ta pershkruaj habine dhe naivitetin ne shprehjen e fytyres. Pamje dhe takime te tilla te ngjallin nje kanaqesi qe ti nuk e provon me ne qytet… Pasi shijuam rakine dhe kafen, me thote Lomi; “… e shof qe dashke me shku n’Mumajes. Te çoj une se i njof te gjithe..” . U nisem drejt Mumajesit. Gjelberim kudo dhe kodra te kuruara qe me lane mbrese te papare. Ishin mbjelle ullinj kudo. Pasi pershkruam nje rruge gjarperuese perqark kodrave, mberritem ne nje vend me shtepia te vjetra dhe ullinj shekullor….”…Ky eshte Mumajesi me tha Lomi…”. U emocionova dhe kerkova te shikoj shtepite nga afer. Ndaluam makinen dhe u futem ne ambjentet e shtepiave te braktisura. Ne njeren prej tyre gjetem pjese te nje mulliri te vjeter vaji.

M’u kujtua qe babai me kishte thene qe dhe gjyshi kishte patur Mulli Vaji…Papritur, siç ndodh ne fshatrat shqiptare, qe edhe ne ate vend qe ti mendo se eshte i shkrete, te del ndonje person apo kafshe shtepiake qe te “lajmeron” se i zoti eshte diku rrotull. Fillimisht na u afrua nje qen qe luante bishtin i kenaqur si per te na shprehur miqesine e tij dhe mirseardhjen. Ndoqem qenin dhe ne oborrin e nje shtepie dykateshe te braktisur pame nje gomar te lidhur. “Aha…tha Lomi, qenka Elezi… “o Elez”, piskati Lomi dhe ne sekond u çfaq nje burre i moshuar me sy dhe fytyre te qeshur qe na mbyti me pyetje sapo na dha doren. Na ofroi shishen e rakise dhe ne qe e uronim me nje “hurdh” njeri pas tjetrit. E pyetem per moshen dhe na tha qe ishte plot 94 vjeç.

U drodha…nese do te jetonte, po kaq do te ishte edhe im ate. E pyes per te paret e mi dhe me befason duke me thene se e kishte njojtur gjyshin tim Sali Mumajesi. Me perqafoi dhe me tha: ” o goc, ishim shume te varfer dhe ne vitet e luftes edhe me shume. Nuk kishim asgjo ne shpi dhe une u nisa me ca dru per te zbrit n’qytet me i shit. Njeriu i pare qe m’u kujtu ishte gjyshi jot dhe nisem me gjithe dru n’ Tirone. Tuj pyt m’rrij ne shpine tuj. Aty m’ del nji çun i ri versnik me mu. Ishte bjond me sy boj’qill dhe me pyti se ç’far kerkoja. I thashe qe kerkoja filonin dhe ai me tha: “… fatkeqesisht nuk jeton mo, por po pate gjo, ma thuj mu se jom çuni i vet”. I qava hallin dhe ai me futi mrena me dha me honger e me bleu te gjitha çar kisha….E falenderova me gjith zemer se me hoqi i barr’ t’modhe…” . U perlota, se e njihja zemren e babait tim dhe nuk kisha pike dyshimi qe do te ishte ai. “..A te kujtohet si e kishte emrin i thashe…”. “Vallahi kane kalu shume vite, qysh para çlirimit, por me duket se Hamit….”. Mendoni emocionet e mia. Ju luta te “pozonte” para nje ulliri per nje foto dhe u larguam me premtimin qe do te ktheheshim perseri…..
Ne kthim, u ndalem ne nje restotant te thjeshte me nje pamje te mrekullueshme perballe, hiç me shume e hiç me pak, fanitej kalaja e Petreles…Pamje madheshtore ….

Me thoni MIQ, a mund te rezistoje njeriu e te mos kthehet ne keto vende qe perveç rrenjeve te veta, te ofrojne Mikpritje, Dashuri dhe Relaks, per t’u fshehur nga rutina mbytese e qytetit?

Ju uroj dite te mbare….