Naim Fetaj

16 Gusht 2022

Eshte ndare nga ne poeti Naim Fetaj, nga fshati Strellc i Epërm i Deçanit.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj. “Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të poetit Naim Fetaj nga fshati Strellc i Epërm. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Fetaj dhe gjithë atyre që e njohën”, ka shkruar ai.

Naim Fetaj u lind më 7 shkurt 1961 në Strellc të Epërm të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” në Deçan.

Ka mbaruar Fakultetin Filozofik – Dega Letërsi dhe Gjuhë Shqipe në Universitetin e Prishtinës.

Deri më 5 korrik 1990 ka punuar gazetar në programin dokumentar të Televizionit të Prishtinës.

Nga viti 1991 ka punuar dhe jetuar në Gjermani.

Naim Fetaj ka botuar poezi në të gjitha revistat dhe gazetat e kohës në Kosovë, por edhe në Shqipëri dhe Maqedoni.

Është bartës i shumë shpërblimeve letrare dhe autor tekstesh i disa këngëve.

Është përfshirë edhe në shumë vëllime të përbashkëta poetike.

Ka botuar pese vellime me poezi