20 Shtator 2022

Teleskopi Hapësinor James Webb i NASA-s ka kapur një imazh të ri mahnitës të një prej objekteve më të njohur në qiellin e natës.

Gjatë fundjavës, sonda orbitale prej 10 miliardë dollarësh kapi rajonin e brendshëm të Mjegullnajës Orion.

Reja e madhe e pluhurit ndodhet 30 deri në 40 vite dritë larg.

Imazhet e reja nga James Webb, teleskopi më i avancuar i ndërtuar ndonjëherë, tregojnë më shumë nga mjegullnaja e famshme se kurrë më parë.

Dhe ai fsheh një sekret të madh,  të fshehura brenda tij janë yje të porsalindur të mbështjellë me fshikëza pluhuri dhe gazi.

“Ne jemi të mahnitur nga imazhet befasuese të Mjegullnajës Orion,” tha Els Peeters, një astrofizikan në Universitetin Perëndimor të Ontarios dhe një nga bashkëpunëtorët kanadezë të JWST.