“Mori 750 milionë lekë nga shteti, pa pasur asnjë punonjës”. – Thellohet skandali i inceneratorit të Fierit, gazetarja zbardh detajet

17 Tetor, 2020

CNA.al ka publikuar një dosje të plotë investigimi për koncensionet e inceneratorëve, ku përfshihet edhe ai i Fierit.

Inceneratori i Fierit, është dhënë me koncesion nga qeveria shqiptare sipas një marrëveshje, të firmosur nga ministri Lefter Koka në tetor të vitit 2016, me kompaninë e quajtur Integreted Technology Ëaste Treatment Fier me vlerë 28 milion euro pa TVSh, apo rreth 35 milion euro në total.

Këtu 70% të aksioneve i ka kompania Integreted Technology Service e Klodian Zotos dhe 30% kompania “Ndërtim Montim, Patos”, që ka blerë për një shumë të caktuar përqindjen e aksioneve të shtetasit Ernesto Graneli, i cili në këtë koncesion, pra atë të inceneratorit të Fierit, përfaqëson një kompani italiane.

Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme kanë dalë në dritë të tjera detaje, dhe pika të dyshimta në lidhje me këtë aferë.

Gazetarja Ornela Liperi, në studion e emisionit “Zonë e lirë”, deklaroi se vetëm për vitin 2018 kompania që ka marrë me koncesion inceneratorin e Fierit, ka marrë nga buxheti i shtetit 750 milionë lekë, me justifikimin se ka bërë përpunim të mbetjeve, por ndërkohë rezulton se nuk ka asnjë punonjës.

Gjithashtu Liperi tha se një pikë tjetër e errët, është se kompania ka marrë fatura false, gjë e cila sipas saj është në hetim nga prokuroria.

Prandaj Kercen nga Skandali Edi Rama.

Ka disa prova që janë shumë të dukshme në lidhje me akuzat për inceneratorët. E para, vetë kompania nuk i është përmbajtur kushtit për të bërë investimin. Nga ana tjetër, kemi shtetin që ka bërë pagesën.  

Janë bërë pagesat e parashikuara në buxhet. Në rastin e inceneratorit të Fierit, janë paguar 750 milionë lekë vetëm për vitin 2018.

Kompania thotë se ka marrë paratë sepse ka bërë përpunimin për ton të mbetjeve. Po të shikosh bilancin e kompanisë, ka rreth 900 milionë lekë të ardhura, ndërsa shpenzimet për punonjësit i ka zero.

Nga njëra anë thotë i kam marrë të ardhurat sepse kam përpunuar plehrat, por nuk ka asnjë punonjës. Si mund të bësh një punë kur nuk ka punonjës? Edhe robotë të ishin..

Pika e dytë e errët, janë faturat false. Në 2018 kanë marrë fatura false dhe janë në hetim nga prokuroria.”-tha gazetarja Ornela Liperi./

CNA.al