Milijarderja Shqiptare: “Kam mjelë lopën dhe nuk më vjen turp ta pranoj që jam …”-

Ajo është padyshim një nga modelet më të suksesshme shqiptare që ka patur fatin të punojë me emrat më në zë të modës.

E bukur, e suksesshme, e realizuar si profesioniste, si nënë dhe bashkëshortë, e gjithashtu një njeri me zemër të madhe për t’u patur z.ili.

E kush do t’i përmbidhte të gjitha këto në një personazh të vetëm, si Emina Çunmulaj?

E ftuar mbrëmjen e djeshme në ‘’Xing me Ermalin’’ ka rrëfyer disa të pathëna nga jeta e saj, më saktë nga fëmijëria që nuk e kalonte duke bërë paradë mode, por duke mjelë lopë.

Pikërisht siç e lexoni, duke mjelë lopë dhe Emina nuk turpërohet aspak nga kjo pjesë e së shkuarës së saj, përkundrazi i vlerëson fshatarët për punën e tyre të palodhur dhe mikpritjen.

Supermodelja e njohur ka treguar se ka lindur në SHBA, por babai i saj u lodh nga jeta amerikane dhe vendosi të kthehej në fshatin e tij të lindjes Nënhelm që ndodhet pranë Tuzit.

Emina dhe 5 vëllezërit e motrat e saj duhej të ambientoheshin me jetën e re dhe sin ë çdo familje, secili duhet të kryejë detyrat e tij.

” U zgjoja në mëngjes, çoja lopën për të kullotur dhe kur e milja mendoja me vete: O Zot a do vijë ajo ditë që do iki, kurrë më mos t’i ndjej erën këtyre lopëve”, – ka rrëfyer modelja e njohur, duke shkaktuar euf/ori dhe duartrokitje tek publiku në sallë.

“Unë dhe motra e vogël ishim ato që kujdeseshim për dy lopët e familjes, madje u kishim vënë edhe emra: Larja dhe Torja. Tani nuk u afrohem më, por kur ia tregoj vajzës më kujtohen gjërat që kam hequr në kurriz’’, – vazhdon rrëfimin e saj bukuroshja shqiptare.

E pyetur nga Ermali nëse kishte “ngrënë’” ndonjë shkelm, Emina tha se kishte qenë me këtë fat, por kujtoi me nostalgji të gjitha herët kur bishti i lopës i pështillej në fytyrë.

Në fund të këtij rrëfimi të pazakontë, duke patur parasysh se shumë “VIP-a’’ shqiptarë përpiqen të fshehin ndonjë gjurmë nga e shkuara, Emina tha se e gjithë kjo eksperiencë e kishte ndihmuar të rritje, të kuptonte rëndësinë e punës dhe të vlerësonte sakrificat e njerëzve të va.r.fë.r.

Nuk dimë ç’të themi për këtë vajzë, është thjesht e mrekullueshme!