28 Gusht 2025

Meteoriti më i madh nga Marsi i gjetur ndonjëherë në Tokë u shit në një ankand në Nju Jork për 4,3 milionë dollarë.

Sipas shtëpisë së ankandeve, të Sotheby’s, meteoriti me peshë rreth 25 kilogramë besohet se është shkëputur nga Planeti i Kuq, siç cilësohet Marsi si shkak i një goditjeje të fortë nga një asteroid.

Struktura më pas udhëtoi për 225 milionë kilometra në hapësirë drejt Tokës, ku u rrëzua në Sahara.

“Një gjuetar meteoritësh e gjeti atë në Niger në nëntor të vitit 2023”.

“Meteoriti në ngjyrë të kuqe, kafe dhe gri është 70% më i madh se çdo pjesë tjetër e ngjashme dhe përfaqëson gati 7% të të gjithë materialit marsian aktualisht në Tokë.

Meteoriti që ra nga Marsi në Sahara shitet për 4,3 milionë

Janë vetëm 400 meteoritë marsiane – nga mbi 77 000 meteoritë të njohur zyrtarisht të gjetur në Tokë”, sipas të dhënave.

Një pjesë e vogël e mbetjes së meteoritit të kuq u hoq dhe u dërgua në një laborator të specializuar që konfirmoi se vinte nga Marsi.

Meteoriti u krahasua me përbërjen kimike të dallueshme të meteoritëve marsianë të zbuluar gjatë sondës hapësinore “Viking” që zbriti në Mars në vitin 1976.

Ekzaminimi zbuloi se është një lloj shkëmbi marsian i formuar nga ftohja e ngadaltë e magmës marsiane.

“Ai ka një strukturë të trashë dhe përmban mineralet piroksen dhe olivinë”, tha Sotheby’s.

Meteoriti që ra nga Marsi në Sahara shitet për 4,3 milionë

Këto veçori bënë që vlera e tij në ankand të kapë vlerën prej 4.3 milionë dollarësh