Meta kërcënon të shpërndajë Parlamentin në 2 mars, juristja e njohur zbulon rrugën që mund të ndjekë Presidenti: Këtë nuk e ka përmendur asnjeri!

25 SHKURT 2020

Presidenti Ilir Meta prej ditësh po kërcënon me shpërndarjen e Parlamentit në 2 mars. Mirëpo juristja e njohur, Margarita Kola shpjegon se presidenti mund ta shpërndajë Parlamentin vetëm nëse mbledh firmat e 50 mijë qytetarëve, të cilët i kërkojnë kreut të shteti të bëjë këtë akt.

“Ka një kanal tjetër ligjor, nëse mund ta them kështu, se si presidenti mund ta shpërndajë parlamentin. Në qoftë se mblidhen 50 000 firma nga qytetarët shqiptarë dhe ata i kërkojnë presidentit të shpallin referendum, presidentit ja njeh të drejtën e referendumi kushtetuta. Edhe sikur e drejta e referendumit të jetë shpërndarja e parlamentit, 50 000 qytetarë t’i thonë presidentit; ne duam të bëjmë referendum, duam ta shpërndajmë këtë parlament. Mund të jetë kjo një mënyrë që presidenti ta shfrytëzojë që të shpërndajë parlamentin. Dhe këtë nuk e ka përmendur asnjeri dhe kjo është institucionaliste.”, u shpreh juristja.

Gazeta Sot