6 Qershor 2026

Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura.

Në ditën e 7-të të protestës së qytetarëve kundër qeverisë u shfaq dhe një pankartë mjaft pikante, që ka tërhequr vëmendjen

Me mbishkrimin “Na përzunë ndër vite, sot të përzejmë ne ty”, pankarta është një mesazh i shqiptarëve të larguar jashtë vendit, drejtuar qeverisë.

Në pankartë shfaqet një djalë veshur me një bluzë kuq e zi, ku shkruan “Diaspora”, dhe në të shfaqet siluetat e kryeqyteteve evropiane.