10 Qershor 2026

Duke folur live nga dita e 11-të e protestës në Tiranë, gazetari Eni Ferhati solli dy detaje të reja mbi zhvillimet e sotme.

Sipas tij, është thënë se organizimi i protestës mund të zgjasë deri pas mesnatës, me marshime të mundshme në rrugët e kryeqytetit.

Ndërkohë, detaji tjetër lidhet me një thirrje për vijimin e protestës edhe nesër paradite para Parlamentit, në kushtet kur pritet të mbahet seanca plenare.

“Ditën e sotme është thënë se mund të ketë një organizim deri pas mesnatës, me marshime në rrugët e kryeqytetit ndërsa është thënë edhe një tjetër gjë, që protestuesit të mblidhen nesër para Parlamentit, meqë ka një seancë plenare.

Ka pasur thirrje që të zhvillohet protestë edhe nesër para Parlamentit ndërsa Policia e Shtetit ka marrë masa për garantimin e hyrjes së deputetëve në Parlament për nesër”, tha ai.