Nga Ndoc Selimi.

Emni i piktorit shkodran Lin Delija qendron sot perkrah me te medhenjve te nenteqindes europiane. “Gjithe jeta e tij ishte nje diktoni ndermjet lirise artistike dhe roberise kolektive te popullit tij, izolimit shqiptar dhe braktisjes nga ana e perendimit, trinise biblike dhe njeriut te zakonshem” – thote analisti Agron Gjekmarkaj ne nje artikull kushtuar ketij personaliteti te piktures.


Lin Delija.

U lind ne Shkoder me 1926 me nji lidhje te breznise se larget nga Temali i Dukagjinit, te fisit Kalise e vllaznise Garraj, stergjysherit e te cilit ishin shperngulur dy shekuj me pare per arsye ekonomike dhe vendosur ne Shkoder (Sipas Ndoc Ndoja “Dushman – Temali ne rrjedhje te koheve” 2008, fq 253).
Ai u rrit dhe u edukua ne Kolegjin Franceskan, ku mori hov edhe talenti i tij artistik. Pak vite me vone do te shifte me syte e tij burgimet, torturat , vrasjet dhe internimet e bashkemoshatareve se bashku me profesoret e prifterinjte e pafajshem, te cilat ne kohe te me vona do te ishin tema e preferuar e tij e perjetsuar ne telaio.
Viti 1948 e gjen ushtar ne Gjirokaster i survejuar dhe i ndjekur ne çdo hap nga sigurimi dhe nga ana tjeter lajmet e trishtueshme qe vinin nga Shkodra e larget per arrestimet ne mase te kolegve dhe meshtarve. I ndodhur midis dualizmit te burgut e vdekjes qe nuk do te vononin te vinin, ai zgjedh sakrificen me supreme ; rrugen e largimit nga atdheu. Vendoset ne Zagreb ne Akademine e Piktures per ta vazhduar me vone studimet ne Rome i terhequr nga Ernest Koliqi. Aty pat fatin te kishte profesore me emer ne arenen e skenes italiane si Mafei dhe Bartoli, te cilet me vone do te ishin krenar per arritjet e nxenesit tyre. Pas studimeve i propozojne drejtimin e katedres piktures ne Akademine e Firences, detyre te cilen e refuzon per t’iu kushtuar piktures ,ku spikate individualiteti i ngjyrave per te terhequr gjithnje e me teper vemendjen e te medhenjeve te piktures italiane e me andej. Kete e tregojne ekspozitat ne metropole si Rome, New York, Paris, Monako, Gjermani, Kanada si dhe ne qytete italiane Breshia, Palermo, Ankona etj. Ne pikturat e Lin Delise asht shpirti shqiptar. Penelit tij nuk i ka shpetuar as ne modernizmat pa pase disi frymen e vendit vet. Aty asht prezent malsori, nusja , gruja shkodrane, vallja shqiptare, por edhe krimet e komunizmit. Ne vepren “Martiri” qe asht konceptu si biografia ose kujtesa e fundit qe mori me vete kur iku, piktori i permasave te medha, jep tabllon e kjarte te asaj qe perjetonte Shqiperia e vet nen komunizem; dy njerez te gjymtuar prej torturave e mbi paterica, nji prift katolik i vrare dhe shkrimi “Rrnofte Shqipnia”. Po ashtu tabllot e Lin Delise te lane pa fjale; diku nji malsor me sy nga qielli para pushkatimit; diku vargu i te internuarve ne levizje nen kercnim te bajonetave e diku litari ne qafen e te pafajshmit me nji qendrim epik te personazhit. Te “Krishti” asht fytyra e malsorit tone, ku perreth ndodhen persekutoret e kohes sone. Lin Delija ishte sinonim i atdheut vet; ai vuan bashke me te dhe gjithmone ne ambjentet intelektuale ngrinte ne qiell emnin shqiptar, krenohej per origjininen duke e hyjnizuar popullin e vet. Ai i fali galerise se arteve te Shqiperise 27 tabllo te koleksionit privat, te cilat u sollen nga miku i tij me 2004.
Mbas 46 vjet mungese artisti i madh kthehet ne Shqiperi me 1994, ne Shkodren e vet. Kjo vizite kaloi ne heshtje ne Shqiperi, por ne mediat italiane u fol shume. Pas kthimit Lin Delija mbeti i disiluzionuem, pau nji realitet, te cilin as nuk e kishte perfytyruar dhe nga kjo vizite e deri sa vdiq, nuk e zuri ne goje Shqiperine as bashkekombesit e vet. Ai nuk pa ata trimat, heronjte, martiret qe i kishte marre me vete ne driten e synit diten e largimit, nuk pa profesoret e tij te 46 vjeteve ma pare ne Fushe te Rremajt kur bertisnin nen gryken e mitralalozit “Rrnofte Shqipnia. Realiteti tjetersues i “njeriut te ri” e befasoj piktorin e madh….!
Pak muaj me vone piktori i permasave nderkombtare vdes, por emni tij asht i pavdekshem; ai ndodhet sot kudo; gjendet ne krah te Matisit ne Muzeun e Vatikanit me portretin e Krishtit Kryqezuar, ne Muzeun kushtuar emnit te tij ne Antrodico, ne “Associazione Culturale Lin Delija”, ne ekspoziten ne Tirane (2014) me 70 vepra “Mes Sakrales dhe Profanes”.  Katalogu “Lin Delija piktor i nenteqindes” eshte prezantuar nga Profesor Vittorio Sgarbi. Lin Delija gezon sot titullin ma te larte “Nderi i Kombit”.
Pushofsh ne paqe o legjende e piktures Lin Delija!