
Ligji 7501 u votu në korrik të vitit 1991, Partia Demokratike ishte ne minorance
14 Tetor 2025
Nga Ervin Gjadri
Duke parë lexuar e dëgjuar shumë shkrime e komente në media e rrjete sociale gjatë këtyre 10 ditëve të fundit, madje edhe sot,
nuk është e vështirë për t’u dalluar një tendencë për të hequr apo lehtësuar barrën e përgjegjësinë historike nga supet e Partisë Demokratike, në lidhje me ligjin 7501.
Realiteti eshtë sa i thjeshte aq edhe i qartë e nuk lë hapësirë për diskutime e keqkuptime. Për të mos u zgjatur, e përsëritur të njëjtat fraza njëmijë herë, Ligji 7501 i votuar në korrik të vitit 1991, u votua nga të dy forcat kryesore politike.
Që të votojë e majta pro nje ligjii qe i kthen token fshatareve, ketu nuk ka asnje surprize e çudi. Ajo që surprizon, e të shkakton habi eshte fakti i votimit pro këtij ligji nga Partia Demokratike (partia gjoja e djathtë, që mbështetej siç thoshte tek dy shtresa, ish – të perndjekurit e ish – pronarët).
Fakti që në Korrik të vitit 1991 ishte në minorancë siç duan ta justifikojnë disa nuk ka asnjë rëndësi. Por sidoqoftë edhe fakti që në korrik të 1991 votoi pro ligjit nuk do të kishte rëndësi, pasi në fund të fundit varianti i ligji i miratuar në vitin 1991, ua jepte tokën fshatareve vetëm në perdorim, aq më tepër që ishte fillimi, e Partia Demokratike i kishte humbur zgjedhjet e 31 Marsit të atij viti, e kështu mund t’i druhej një humbjeje tjetër elektorale.
Por ajo që ka rëndësi dhe është thelbi i problemit vjen pas zgjedhjeve të 22 Marsit (referendum popullor për shkëputjen njeherë e mirë nga sistemi komunist). Në keto zgjedhje Partia Demokratike siguroi 2/3 e vendeve në parlament, pra i kishte votat për ta shfuqizuar ligjin lehtësisht, kjo edhe për faktin e rëndësishëm që prona ishte e patjetërsuar, sepse LIGJI PËR TOKËN I I MIRATUAR NË KORRIK TË VITIT 1991, KU PAMVARËSISHT SE SHUMICËN NË PARLAMENT E KISHTE E MAJTA E JEPTE TOKËN VETËM NË PËRDORIM.
Siç shihet çdo gjë është e qartë, e si rrjedhojë fraza të tipit, se Ligji 7501 për tokën është miratuar në kohën e Partisë Socialiste, se ai është ligj i ideuar nga Ramiz Alia, se Partia Demokratike nuk ka lidhje me të, etj etj nuk janë gjë tjetër veçse hi, që disa elementë, që nga viti 1992 vazhdojnë të hedhin në në sytë e shqiptarëve.
Deklaratat e udhëheqësit në tubime politike, e podkaste, se ligji i tokës është pishmani më i madh i jetës tij e se ka votuar në kundërshtim me ndërgjegjen e vehten etj, nuk janë veçse lotë të kotë krokodili, pasi me kalimin e kohës po vërtetohet se asgjë nuk ka qenë e rastësishme, por përkundrazi është vepruar sipas një skenari të studiuar e planifikuar më së miri në çdo detaj të tij.