Letra e Policisë së Shtetit: Ndjesë nëse gazi lotsjellës ju solli shqetësim për shëndetin.

Ardi Veliu ka shprehur ndjesë ndaj klientëve dhe bizneseve në zonën para parlamentit për shkak të përdorimit të gazit lotsjellës gjatë protestës së opozitës.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu përmes një letre drejtuar bizneseve në rrugën para Parlamentit ka shprehur ndjesën për shqetësimin e krijuar si pasojë e përdorimit të gazit lotsjellës gjatë protesës së opozitës më 26 shkurt.

Letra u shpërnda nga një grup punonjësish të policisë së Shtetit pranë këtyre bizneseve.

Policia përdori gaz losjellës për të shpërndarë turmën e cila tentoi të çante kordonin e sigurisë së vendosur për të ruajtur rendin dhe sigurinë, ndërkohë që në ambientet e parlamentit zhvillohej seanca plenare.