Lajm i Habitshem: – Momentet e tmerrit, balena gëlltit dy gra në SHBA

5 NËNTOR 2020

Një “takim” që Julie McSorley dhe Liz Cottriel nuk kanë për ta harruar kurrë.

Dy gratë ishin duke shijuar një xhiro me kajak në Avila Beach në Kaliforni kur një balenë i sulmoi befasisht.

Pavarësisht rrezikut dhe frikës, dy gratë shpëtuan mirë, pasi balena hapi gojën shpejt dhe i liroi.

Një balenë nuk mund të gëlltisë qeniet njerëzore, sepse fyti i saj është shumë i ngushtë. Kjo është arsyeja pse ushqehet vetëm me peshq të vegjël.

Por edhe kështu, mund të ketë shkaktuar dëmtime fatale për shkak të forcës së nofullës.

Studiuesit po përpiqen të identifikojnë balenën për ta monitoruar edhe atë.

balena gëlltit dy gra në SHBA

Gazeta Shqip