Franca hap alarmin: – Një tjetër sëmundje po kërcënon vendin

5 NËNTOR 2020,

Franca po përballet me një tjetër kërcënim, përveç virusit që ka pushtuar botën Covid-19. 45 departamente franceze kanë shpallur rrezik të lartë nga gripi i shpendëve. Në zonat në fjalë është bërë bllokimi i shpendëve të infektuara me shpresën e parandalimit të kësaj sëmundje të dëmshme për fermat.

Autoritetet franceze theksojnë “nevojën për të marrë masa urgjente dhe të menjëhershme parandaluese për të mbrojtur fermat franceze të pulave nga infektimi i gripit të shpendëve”.

Departamentet e njohura për prodhimin e foie gras, jane si Landes dhe Gers, të renditura në 45 zonat e rrezikut.

Gazeta Shqip