Ky është një vend i pushtuar ku qeveria bën çfarë t’i dojë qejfi.

Arkeologu Neritan Ceka i ftuar në emisionin “Arena” në RTV Ora komentoi situatën e krijuar ditën e sotme në sheshin para Teatrit Kombëtar.

Ceka tha se Shqipëria tashmë është një vend i pushtuar nga një person që ka klonuar veten dhe bën ç’ti dojë qejfi.

Ceka: Këto janë gjëra që kërkojnë konsensus që duket qartë që nuk ekziston. 

Ky është një vend i pushtuar ku qeveria bën çfarë t’i dojë qejfi. Pushtimi është vjen një pakicë dhe pushton shumicën. 

Pavarësisht se mund të kemi një pushtim të brendshëm, dhe ky është i tillë. Ata që kanë pushtuar këtë vend tani bëjnë ç’ti dojë qejfi. 

Prishën stadiumin që ishte monument kulture. Nuk është se nuk kanë prishur monument kulture. I kanë votat, i kanë nëpënunësit, caktojnë nëpunësit që duhet dhe janë gati të bëjnë çfarëdo i thotë qeveria. Ka ardhur një pushtues i vetëm dhe ka klonuar veten në të gjitha drejtimet dhe siç thotë ai bëjnë të gjithë me radhë. Kemi një lloj ufosh që janë vendosur.  

Ata që nuk shkojnë kurrë në teatër, marrin një vendim për ata që bëjnë teatër të shkojnë në teatër.