Kujt i shërben Amnistia Fiskale!
18 Koorrik 2022
Nga: Ndrec Llusku
…”Nuk ka shanc të ketë qytetarë në vend, apo emigrantë (që gjasme paskan punuar në të zezë në BE siç thotë qeveria jonë) te kanë 2 milion euro para të akumuluara në mënyrë të ndershme… no way…”.
Amnistia i shërben Vetëm një qeverie të korruptuar (dhe në Largim), pasi, pas 2-3 mandate qeverisjeje, i duhet të bëjë Legalizimin e parave të korrupsionit disavjeçar, për gjithë rrjetin e tyre të bashkëpunëtorëve në krimet ekonomike të përfitimit të parave në mënyrë të paligjshme. Pra, s’lanë gjë pa bërë, dhe tani i legalizojnë. Nuk ka shanc të ketë qytetarë në vend, apo emigrantë (që gjasme paskan punuar në të zezë në BE siç thotë qeveria jonë) te kanë 2 milion euro para të akumuluara në mënyrë të ndershme… no way…
Vetëm të korruptuarit me funksione shtetërore (dhe njerëzit e tyre), subjektet përfituese të tenderave/konçesioneve, si dhe kriminelët, janë kategoritë që i kanë bërë aq para. Se me punë të ndershme s’del dot njeri, edhe talent me qenë… jo më emigrant të thjeshtë! Kjo vlen edhe për të huajt! Nuk kemi ç’i duam ata të huaj investitorë me para të përfituara në rrugë të paligjshme në vendet e tyre të origjinës dhe jo vetëm. Pasi paraja e përfituar në rrugë jo-ligjore mbetet burim shumëfishimi i së keqes (krimit), pasi i zoti i atyre parave, atë profesion ka… hajdut, vrases, apo i korruptuar…
Amnistia e propozuar ështe provë e rënde dështimit të shtetit/qeverisjes (failed state), pasi dëshmon pa-aftesinë, apo mosdashjen e shtetit për të kapur, sekuesteuar dhe derguar para ligjit të gjithë ata që nuk justifikojnë burimin e të ardhurave të tyre (brenda apo jashte vendit), pa dallim.
Një qeveri që bën një akt të tillë, duhet të konsiderohet baraz me aktin e dorëheqjes së saj, pasi o është e pa-aftë, o është e korruptuar rëndë. Kjo e dyta bën më sens në rastin e Shqipërisë, pasi ka shumë shembuj të frikshëm të akteve madhore të korrupsionit (inceneratorët, unaza e re, rruget, tunelet, koncesionet, liçensat, privatizimet, tjetërsimet, etj., etj.)
Amnistia fiskale, me te drejtë, mund të shkatojë një revoltë popullore direkte kundra asaj qeverie që e bën një akt të tillë. Pasi ky akt është njpadrejtësi e madhe që bëhet ndaj qytetarëve të ndershëm dhe model, që kanë zbatuar ligjet dhe rregullat në fuqi. Pasi, i bie që ne tjerët që zbatojmë ligjet, dhe që punojnë e jetojnë në mënyrë të ndershme qenkan budallenj.
Nese qeveria ben Amnisti fiskale, ajo cënon rendin kushtetues, pasi me nje akt legal, por merr persiper dhe po miraton, zyrtarizimin e modelit te korrupsionit, vjedhjes, dhe krimit, si nje menyre normale per te perfituar te ardhurat. Pra, po stimulohet (me ligj) bërja e parasë nga poshtersitë dhe jo nga puna e ndershme!
Pse u dashka që këta ta gëzojnë këtë para? Jo, ata duhet të japin llogari para ligjit si cdo qytetar tjeter, dhe të mbahen përgjegjes sipas ligjit, e mos ta gëzojnë kurrë paranë e vjedhur, por vetëm prapa hekurave, pa dallim!