“Kujdes me Rusinë”. Kina del me paralajmërimin e fortë: – Dijeni se…

10 PRILL 2022

Gjatë takimit me homologun e tij italian Giorgio Starace në Moskë, ambasadori kinez në Rusi Zhang Hanhui ka paralajmëruar që të tregohet kujdes.

“Bëni kujdes. Nëse doni një Rusi të rrezikshme, dijeni se mund të jetë shumë e rrezikshme”, tha ai.

Hanhui e ka pritur në ambasadë homologun italian dhe gjatë bisedës është shmangur pak nga gjuha e latuar diplomatike. Detajet siç shkruan Corriere, janë raportuar më pas nga ambasadori në Ministrinë e Jashtme të Italisë.

Ambasadori kinez në Moskë flet për “një konflikt të shkaktuar nga Shtetet e Bashkuara për të dobësuar Vladimir Putinin dhe për të shkatërruar marrëdhëniet midis BE-së dhe Rusisë”.

Ai pretendon se veprimet ushtarake janë pasojë e zgjerimit të vazhdueshëm të NATO-s në Lindje, e mbështetjes së ofruar nga Perëndimi për riarmatimin e Kievit, “i cili po punonte për ndërtimin e raketave me rreze veprimi prej dy mijë kilometrash”.

Biseda bëhet menjëherë “shumë e sinqertë”, dhe në dokumentin e “paklasifikuar” dërguar Romës, Starace fokusohet në pikëpamjet e diplomatit kinez, i cili flet për një Evropë dritëshkurtër, e paaftë për të mbrojtur interesat e saj bazë, pa autonomi dhe e cila duke furnizuar Ukrainën me armë do ta shtyjë Moskën drejt përshkallëzimit ushtarak. Dhe pikërisht në këtë pikë ai thotë: “Kini kujdes. Nëse doni një Rusi të rrezikshme, dijeni se mund të jetë shumë e rrezikshme”.

Megjithatë, biseda reflekton qasjen reale të Kinës në raport me konfliktin.

“Duke i dhënë armë Ukrainës, i hidhet benzinë ??zjarrit dhe më pas na kërkoni ndihmë për ta shuar këtë zjarr. Nuk është e drejtë dhe nuk është as në interesin tonë. Ukraina është shumë larg nesh”, tha ai.

Gazeta Sot