ARTMuzeu portugez shfaq kontributin e grave në qeramikë
ARTMuzeu portugez shfaq kontributin e grave në qeramikë
Portugalia është e njohur për dashurinë e saj ndaj qeramikës, me pllakat shumëngjyrëshe që krijojnë vepra arti mbresëlënëse dhe zbukurojnë pjesën e brendshme dhe të jashtme të kishave, pallateve, shtëpive, shkollave dhe madje edhe stacioneve hekurudhore anembanë vendit.
– Ekspozita përfshin vepra nga Maria Keil, Vieira da Silva, Graça Morais dhe Joana Vasconcelos.
Për të festuar “Azulejo” të Portugalisë, ose formën e punimeve të pllakave qeramike të pikturuara, Muzeu Nacional në Lisbonë tani po bën përkohësisht një ekspozitë të qeramikës moderne dhe bashkëkohore nga artiste femra, transmeton UBT News.
E quajtur “Territoret e panjohura: Kreativiteti i grave në qeramikën moderne dhe bashkëkohore portugeze (1950-2020)”, ekspozita do të bashkojë pjesë nga muzeu dhe koleksionet publike e private, nga pllakat deri te pjesët tredimensionale, të dizajnuara dhe/ose të ekzekutuara nga gra që janë dalluar në këtë fushë në 70 vitet e fundit.
Ekspozita do të inaugurojë edhe ndjeshmërinë dhe rrethanat e jetës së artistëve, disa të mbajtura shumë në hije, teksa punonin në një kohë diktature dhe pabarazie të mëdha gjinore.
Puna e zhvilluar nga këto gra “është nën hijen e mjeshtrave dhe shoqëruesve meshkuj që bashkëpunuan me to”, shkruan një tekst mbi kornizën e ekspozitës.
UBTNews