Ku ndodhet Gruda? –

Gruda është rrethinë e banuar kryesisht nga shqiptarë në Malin e Zi.

Një pjesë e popullsisë, pas caktimit të kufijve më 1913, u shpërngul dhe u vendos në fshatin Gruda e Re në Shkodër.

Si njësi etnografike Gruda bën pjesë në Malësinë e Madhe.

Shtrihet në të dy anët e luginës së poshtme të Cemit (midis fshatrave Selishtë në verilindje dhe Vllanë në jugperëndim), ndërmjet zonës së Kuçit (Fundnat) e Triepshit në veri, e Hotit në jug.

Qendrat kryesore të banuara në Grudë janë Tuzi, Dinosha, Pikala, Kësheve, Shipshaniku, Grykëlluka, Selishta, Mileshi etj.

Gruda është dalluar në luftën e 1880-s kundër malazezëve, ashtu edhe më 1910-1911 kundër Turqisë.

n.s. / dita