Kriza, dy ish-presidentët Meidani e Moisiu: – Palët duhet të ulen…

Nga: mapo.al

Dy ish-presidentët Alfred Moisiu dhe Rexhep Meidani bëjnë apel për zgjidhjen e krizës politike, duke ftuar qeverinë dhe opozitën që të ulën për të diskutuar. Gjatë një tryeze në Konferecën e Lidershipit Ballkanik, Meidani u shpreh se nuk duhet futur fitili në zjarr

“Teorikisht jam pro për t’u mbledhur kjo klasë politike dhe për ta diskutuar zgjidhjen e krizës. Mirëpo, praktikisht kjo varet nga klasa politike. Ndërsa, për djegien e mandateve nga opozita, mendoj se është vendim in-exremis. Nuk duhet futur fitili në zjarr. Zgjidhja është në tavolinë. Palët duhet të ulen”, u shpreh ish-kreu i shtetit shqiptar Meidani.

“Mendoj se Presidenti aktual Ilir Meta duhet të ndërhyjë. Kështu nuk mund të ecet përpara. Sesi e bën ndërhyrjen dhe tenton ta zgjidhë ngërçin politik, këtë e di presidenti Meta. Klasa politike duhet të ndërgjegjësohet”, tha Alfred Moisiu, ish-president i vendit.