I vunë zjarrin pishave e ullinjve, zbulohen autorët. –

31/03/19

Nga: mapo.al

Policia ka zbuluar autorët e zjarrvënieve në pyje dhe kullota në Mallakastër, njëri prej të cilëve është arrestuar dhe tjetri është vendosur në ndjekje penale për shkak të moshës së mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F.N, 46 vjeç, banues në Ballsh.

Ditën e djeshme, ky shtetas në tokën e tij ka vënë zjarr duke djegur disa shkurre të cilat më pas kanë sjellë djegien e një masivi pyjor, pronë e fondit pyjor të Bashkisë Mallakastër, duke sjellë një dëm të konsiderueshëm në pemë të llojit pisha dhe ullinj të një sipërfaqe prej 1 ha.

Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi E.N, 14 vjeç, banues në Ballsh. Procedimi për këtë shtetas filloi pasi në vendin e quajtur “Kodra” në Lavdan, duke djegur disa shkurre, i ka dalë zjarri jashtë kontrollit dhe është djegur rreth 1 Ha tokë me ullinj, pemë të ndryshme dhe shkurre.