15 Shkurt 2023

Studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” qytetarë kanë organizuar një marshim-protestë në Prishtinë kundër themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në marshimin e mbajtur në Prishtinë, protestuesit kanë mbajtur slogane të tilla si “Asociacioni nuk kalon”, “S’pranoj Asociacion që na bosnjëzon”, “Bashkë kundër Asociacionit”, “Kosova Republikë, s’ka Zajednicë [Asociacion]”, etj.

Marshi i studentëve nisi nga Biblioteka Kombëtare drejt ndërtesës së Qeverisë së Kosovës dhe përfunduan te Teatri Kombëtar.

Studentët kënduan edhe vargje të këngëve patriotike, si: “Besa, besë” dhe “Pa u farue djem e çika”.

Kujtojmë se Kosova dhe Serbia kanë arritur dy marrëveshje në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, lidhur me themelimin e Asociacionit.

Gazeta Panorama