Koronavirusi ka ardhur, Instituti i Shëndetit Publik: 5 mënyra për të mbrojtur familjen tuaj

9 mars 2020

Nderkohe qe koronavirusi tashme ka hyre edhe ne vendin tone, apeli i pare qe behet eshte per kujdes dhe zbatim te rregullave te higjienes.

Instituti i Shendetit Publik ka perseritur sot 5  menyra per te mbrojtur familjen tuaj nga koronavirusi i ri.

E para qe keshillohet eshte te mbani distance nga njerezit te cilet kolliten apo teshtijne.

Kollituni dhe teshtini duke perdorur berrylin, jo duart tuaja. Mbuloni hunden dhe gojen gjate kollitjes apo teshtitjes.

Nese jeni te semure qendroni ne shtepi per te ndalur perhaphen e semundjes dhe per tu sheruar.

Shmangni preken e fytyres dhe lani duart sa me shpesh. ferkojini per te pakten 20 sekonda me uje te ngrohte dhe sapun.

Ja edhe disa rregulla qe duhet te keni parasysh 

1-Lani shpesh duart.

2-Shmangni kontaktet e afërta me personat që kanë sëmundje dhe probleme respiratore.

3-Mos prekni sytë, hundën dhe gojë me duar, mbani duart larg fytyrës.

4-Mbuloni me dorë hundën dhe gojën nëse teshtini apo kolliteni.

5-Mos merrni në farmaci antibiotikë apo antivirale me mendje tuaj, por vetëm nëse janë rekomanduar nga mjeku.

6-Pastroni sipërfaqet me dezinfektues apo solucione me bazë alkooli dhe klori.

7-Përdorin maskat e fytyrës vetëm nëse dyshoni se jeni të sëmurë apo jeni pranë një personi të sëmurë.

8-Produktet MADE IN CHINA dhe pakot e ardhura që andej nuk paraqesin rrezik.

9-Kontaktoni në numrin jeshil 1500 nëse keni temperaturë ose jeni kthyer nga kina në më pak se 14 ditë.

10-Bagëtia dhe kafshët bujqësore nuk e përmbajnë koronavirusin e ri dhe nuk paraqesin rrezik.

Gazeta Panorama