“Konfederata Ballkanike”,1943 dhe Ballkani i Hapur mohon Flamurin Kombëtar …

– 20 dhjetor 2021

Flamuri i Konfedera Ballkanike” te 1943 dhe Ballkani i Hapur mohon Flamurin Kombëtar …
– Nisur nga nje shenim ne FB nga studiuesi Jaho Brahaj ku shkruante: Ne qytetin e Tiranes po shikojme qe jane ngritur Flamuj te Serbise ne kundershtim te ligjit nr. 8926, date 22.07.2002., kerkuam nga ky aytor dhe gjetem nje fragment nga Libri: “Flamuri i Kombit Shqiptar”. ku trajtohet kjo si histori e vjeter.
– Aty trajtohet “Federata Ballkanike” 1943 qe u hodh ne publik gjate Luftes se II Boterore. 

Permbajtja e “Ballkanit te Hapur” dhe “Konfederata Ballkanike” eshte rihedhje ne politike e kesaj ideje nga forcat me regressive te Luftes se II Boterore.

Ne shkrimin qe po publikojme flitet vetem per kendveshtrimin ne lidhje per Flamuri Kombetar ne lidhje me kete te ashtuquajti Konfederate, por besojme se i sherben publikut per te kuptuar se Ballkani i Hapur eshte teori e vjeter e deshtuar.

Ja fragmenti i botuar qe ne vitin 2002 ne monografine e studiuesit Jaho Brahaj: “Flamuri i Kombit Shqiptar” te ribotuar disa here, f. 184 – 187.

“Flamuri i Konfederatës Ballkanike” 1943 mohon Flamurin Kombëtar …

Në vitet pas Luftës së Dutë Botërore lindi  u trajtua ideja e vjetër për një federatë ballkanike. Kjo ide u diskutua në disa konferenca me delegatë nga shtetet e Ballkanit, por pa rezultat.

Në vitet e fundit të Luftës së Dytë Botërore komunistët jugosllavë u bënë ithtarë të kësaj ideje dhe hartuan edhe platforma e strategji të veçanta për të krijuar federatën ku ata vetë do ishin dominuesit dhe shtetet e vogla do i kishin nën sqetull.

Komunistët jugosllavë i bënë disa ndryshime duke iu përshtatur ideve të tyre dominuese ndaj shteteve që do të futeshin nën ombrellën e Serbisë me emrin Jugosllavia Federative. Ndryshe nga idetë e mëparshme, në këtë federatë nuk do merrnin pjesë Greqia, Rumania, Turqia e Bullgaria. Federata Jugosllave do përfshinte Serbinë, Kroacinë, Slloveninë, Shqipërinë, Hercegovinën, Malin e Zi dhe Maqedoninë.1

Jaho Brahaj

Në këtë kohë, kur u vendos  “Regjenca Shqiptare” (vjeshtë 1943) nën hijen e tytave të armëve të Gjermanisë hitleriane, në Shqipëri pati dhe një rrymë që ishte gadi ta zhbënte Shqipërinë (shtetin shqiptar sipas kufijve të vitit 1913) vetëm e vetëm të mos kthehej Shqipëria në monarki siç ishte para luftës dhe sepse i frikësoheshin influencës së komunizmit rus. Kjo rrymë nuk ishte kundra mbizotërimit sllav në Ballkan e Shqipëri, por hapur vetëm kundra komunizmit. Nga ana tjetër, komunistët shqiptarë tashmë (fundi i vitit 1943) e kishin shpallur se e ardhmja e Shqipërisë ishte përkrah sllavizmit, por të një sllavizmi komunist.

Të dyja këto rryma së pari i shpallën luftë simbolit tonë kombëtar, flamurit. Komunistët i mërthyen mbi koka shqiponjës yllin, kurse partizanët e rrymës së Shqipërisë prosllave antikomuniste flamurit kombëtar shqiptar i shpallte luftë për një zhdukje të plotë. Në shkrimin e Beqir Valterit, të botuar me 3 dhjetor 1943, me titull: “Një sy mbi gjithë Ballkanin”, duke propaganduar të mirat e Konfederatës Ballkanike, shtronte pyetjen: “A ka mundësi, pra që edhe na ballkanasit të mund t’ia arrijmë kësaj lloj jetese? Po, dhe kjo do të bahet vetëm atëherë kur do të vendosim me u bashkue njani me tjetrin nën hijen e nji flamuri të përbashkët.2 Po cili do të ishte ky flamur. Ai ishte i gatshëm, që në fillim të viteve ’30, ishte botuar e propaganduar në gazeta të Ballkanit, të cilat propagandonin andrrën e tyre shekullore që ta zhduknin shqiponjën dykrenare të shqiptarëve”. Flamuri, sipas fotos së botuar në ato vite e që po e botojmë këtu, ishte një fushë e kuqe me një rreth blu me yje po aq sa shtete do përfshiheshin.3

Edhe sot (1999) dëgjohen fjalë e nisma per federatë e konfederatë ballkanike. Është e thjesht përgjigjja që duhet dhënë për këtë mendim, por këtu po japim pasqyrën e një shembulli konkret që zhvillimet politike e krijuan në Ballkan, duke e parë në kënddvështrimin e lidhjes me flamurin tonë kombëtar. 4

Në vitet ’90, si rezultat i shpërbërjes së Jugosllavisë, u krijua shteti i ish Republikës së Maqedonisë, shtet ku shqiptarët etnikë ishin shumicë bashkë me maqedonasit.5 Sapo konsolidoi hapat e parë kushtetues, shovinizmi sllav i maqedonasve u shfaq hapur. Simboli kombëtar i shqiptarëve u denigrua. Në ish Republikën  maqedonase me ligj u ndalua përdorimi i flamurit kombëtar shqiptarë për festat kombëtare shqiptare, por lejohet kur ka festë kombi maqedon. Vetëm në një rast kur u ngrit flamuri, qeveria i gjakosi shqiptarët autoktonë.6 Vetë kryetari i shtetit maqedonas, Gligorovi në vitet ’90 i këshillonte shqiptarët që kishin mbetur brenda kufijve të Jugosllavisë, që të mos kërkojnë bashkimin e tyre, 7sepse në shtetin maqedon do kishin të drejtat e tyre.

Sapo u krijua shteti i ish Maqedonisë, u rizgjua kryqëzata sllave antishqiptare, e njëllojtë si pushtuesi seb me Millosheviëin.Shqiptarët në Maqedoni duhet të gëzojnë të drejtat per të mbrojtur vlerat e tyre etnike dhe identitetin kombëtar bashkë me simbolet kombëtare përkatëse. Kjo konfederatë e vogël, e krijuar sipas kushteve të pafavorshme të shqiptarëve autoktonë dhe maqedonasve, tregoi se në Ballkan nuk ka nji botëkuptim mirëkuptimi. Sllavët, për fatkeqësinë e tyre dhe të shqiptarëve fqinjë më me to, trashëgojnë ngarkesa shoviniste. Këto ngarkesa, të trashëguara nga maqedonasit, të cilët pa shqiptarët nuk kishin forcë për të krijuar një shtet, u shfaqen në mohimin e të drejtave  të shqiptarëve, që tregon se idetë për të ashtuquajturat federata në Ballkan janë ëndrra utopike për sa kohë fryjnë erëra të acarta të shovinizmit”.

Fragmenti i botuar qe ne vitin 2002 ne monografine Jaho Brahaj: “Flamuri i Kombit Shqiptar” te ribotuar disa here, f. 184 – 187.

——————-

  1. Agjensia Reuter në muajin dhjetor 1943 kumton: “Plani i rindërtimit të mareshalit Tito cakton ndërtimin e një Jugosllavie federative. Njësitë kombëtare që do formojnë këtë federatë janë: Serbija, Kroatija, Sllovenjia, Shqipërija, Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia”. Gazeta: “Bashkimi i Kombit”, Tiranë, 17 dhjetor 1943, f. 2. Kjo platformë në kohë koinçidon jo rastësisht me mendimin e një pakice të vogël shqiptarësh që ishin në unison me konfederatën, por me ndryshime ku të mos dominonte komunizmi.
  2. Beqir VValter: Nji sy mbi gjithë Ballkanin,” Bashkimi i Kombit”, 3 dhjetor 1943, f. 3.
  3. Sipas hartuesit të këtij flamuri, në Konfederatën Ballkanike do përfshiheshin: Turqia, Greqia, Rumania, Serbia, Bullgaria, Kroacia, Sllovenia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Shqipëria.
  4. Këtu do prekim vetëm këndin e ngushtë që ka lidhje me flamurin kombëtar në këtë shembull e jo të trajtojmë problemin në gjerësi.
  5. Shqiptarët në Maqedoni nuk janë pakicë kombëtare, por janë popullsi autoktone. Së paku një në tre banorë është shqiptar sipas statistikave jo të sakta zyrtare. Shpshherë mediat flasin për: “Pakicë shqiptare në Maqedoni”. Kjo është gjuhë, në pamje të jashtm,e nënvlerësimi për peshën e rolin e shqiptarëve në rolin e këtij shteti. Pa shqiptarët nuk mundet të ekzistonte ish Republika e Maqedonisë.
  6. Me 9 korrik 1997 në qytetin shqiptar të Gostivarit vetëm pse u ngrit flamuri kombit, nga policia maqedonase u vranë 3 qytetarë shqiptarë, u plagosen rëndë 20 të tjerë, u plagosen lehtë 200 dhe u arrestuan e maltrajtuan 500, të gjithë të kombësisë shqiptare.
  7. 7). Shiko shtypin maqedonas të viteve 1990, sidomos intervistat e shkrimet e e Kliro Gligorovit te Flaka e Vëllazrimit të këtij viti.

    Ribotime te Monografise Flamuri i Kombit Shqiptare te studiuesit Jaho Brahaj.