Alexs Sorosi në Delegacionin Shqiptar

29 Shkurt 2024

… Politika e Jashtme nuk mund të jepet në formën e PPP-ve”, tha Nesho. Përndryshe, nuk kishte asnjë arsye që një anëtar i shoqërisë civile që ka miliarda lekë të qëndrojë prapa delegacionit shqiptar siç është Aleks Soros.

Diplomati Agim Nesho ka komentuar Samitin për Ukrainën, që u mbajt sot në Tiranë ku pjesëmarrës ishte dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Sipas Neshos, ky samit uzhvillua në një fazë të luftës që Ukraina nuk duhet të dalë e humbur, ndërsa shton se u kërkua nga Rama dhe aq më tepër kishte ndërmjetësimin e atij njeriut që sot tregoi se luan fijet prapa skemës, duke iu referuar këtu Aleks Sorosit.

Nesho tha se me këtë samit kemi të bëjmë me një rikthim të lojës që duan të bëjnë grupe të caktuara interesi për të faktorizuar Ramën dhe Vuçiçin dhe sipas tij, pjesëmarrja e Soros e tregoi këtë gjë.

Ishte një nevojë e Zelenskyt që do ta shikojmë edhe në samite të tjera. Është në një fazë të luftës që nuk duhet të dalë i humbur. Prandaj, gjithë aksioni i tij politik është sa më shumë kontakte me kombe të tjera dhe për të bërë problemin e Ukrainës ta rigjanllërojë. Disa qytete të vogla po humben në këtë luftë dhe lufta atje ka të bëjë jo vetëm me interesat e Ukrainës dhe Perëndimit por edhe të rendit tonë ndërkombëtar. Ky samit u kërkua nga zt.Rama dhe aq më tepër kishte ndërmjetësimin e atij njeriut që sot tregoi se luan fijet prapa skemës. Përndryshe, nuk kishte asnjë arsye që një anëtar i shoqërisë civile që ka miliarda lekë të qëndrojë prapa delegacionit shqiptar siç është Aleks Soros.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës tha se ne vijmë në Shqipëri për tre gjëra, e para ndihma për ndihmën që jep Shqipëria për fëmijët e pa përkrahur. E dyta, ndihmën në OKB. Po të shikosh, 1 muaj përpara Aleks Soros inicion një fondacion për ndihmën ndaj fëmijëve në Ukrainë. Mendoj që në diskutimin tonë se sa fitoi Shqipëria, mendoj se këtu është më tepër një rikthim i lojës që duan të bëjnë grupe të caktuara interesi për të faktorizuar Ramën dhe Vuçiçin. Nesër edhe në vazhdimësi keni për të parë që do të ketë nuanca të një vazhdimësie të Ballkanit të Hapur. Pjesëmarrja e Soros tregon këtë gjë. Po shikon se ka një neglizhencë nga SHBA. Politika e Jashtme nuk mund të jepet në formën e PPP-ve”, tha Nesho.

Gazeta Panorama