Kisha shqiptare që është 9 vite më e vjetër se Notre Dame. – Kisha e Kalivares në Fanin e Madh (Puke) është ndërtuar në vitin 1154.

17.04.2019.

Djegia e Notre Dame në Paris trishtoi njerëzit në mbarë botën. Nga çdo skaj i globit u pa teksa flakët përpinin ndërtesën 856-vjeçare. Por kjo pamje trishtë na bëri të hedhim sytë drejt vendit tonë. Në kohën kur Notre Dame kishte pushtuar rrjetet sociale të shqiptarëve, sollëm në vëmendje momentin kur në Shqipëri u hodh në erë kisha e parë shqiptare.

Me urdhër të Mehmet Shehut, në vitin 1967, kisha e Vaut të Dejës, ku u martua edhe Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeuu u shkatërrua me dinamit.

Por një kishë e vjetër shqiptare është ende funksionale. Kisha e Kalivares në Fanin e Madh është ndërtuar në vitin 1154 dhe njihet si kisha më e vjetër e datuar e Abacisë së Mirditës.

“Kjo kishë është 9 vite më e vjetër se “Notre Dame” në Paris. 9 kilometra larg shtëpisë”, shkruan gazetari Alfonc Çupaj.

“Historiani vendas i gjysmës së parë të shekullit XX, Dom Nikollë Kimza, që ka shërbyer për shumë vite si famulltar i Kalivares, ka shkruar se ajo është themeluar në vitin 1154 dhe është në të nëntin shekull të jetës së saj të pandërprerë, gjithherë me një plang të pandërruar”, shkruante Ndue Dedaj.

Gazeta Shqiptare