Kepi i Qytezës, Rubik.

Nga: Julian Vlashi

“Kepi i Qytezës” ndodhet në afërsi të Rrejes së Velës, në veri-perëndim të Rubikut. Në afërsi të kepit ndodhet “përroi i Qytezës”. Duhet të jetë vendbanim i fortifikuar i periudhës ilire, ndoshta i një kohëshëm me kalanë e Matrizës në Rubik.

Në zonën e Rubikut janë ruajtur permes rrënojave dhe toponimeve disa fortifikime: kalaja e Matrizës në Rubik, Kepi i Qytezës, fortifikimi në malin e Molungut, kalaja e Kepthit në Velë, kulla e Skenderbeut në Rrasfik, etj, si gjurmë të popullimit të hershëm në këto zona.