
Karbunarë, zjarri djeg dhjetëra dynymë agrume dhe ullishte
21 Qershor 2025
Një zjarr i rënë padite në periferi të Karbunarës ka djegur plantacione me agrume dhe ullishte. Në zonën përgjatë aksit rrugor nacional Lushnje Berat në dalje të Karbunarës zjarri i rënë ka djegur edhe disa magazina të vogla të familjeve fermere të zonës.
Zjarrfikësit janë duke luftuar me flakët të cilat i favorizon era e fortë. Zjarri është duke u vënë nën kontroll por ka edhe vatra të vogla të cilat po shuhen nga zjarrfikësit
Dyshohet se zjarri ka qenë aksidental ndërkohë që ndërhyrja e zjarrfikësve bëri të mundur mos përhapjen drejt serave të shumta dhe vreshtave.
Për shkak të situatës së vështirë dy zjarrfikëse të Lushnjes janë ende në zonë për të shuar edhe vatrat e fundit të zjarrit.