Balluku s’kemi rritje te energjise

3 Prill 2023

Çlirim Gjata në një takim në Dibër ku prezantoi kandidati i Primareve për kryetar bashkie, Ismail Uka, denoncoi paligjshmërinë e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës. Gjatë fjalës së tij, Gjata theksoi se Balluku bashkë me administratën e saj në Tiranë janë përqendruar të gjithë në Dibër për të realizuar projektin për Skavicën, që sipas tij, do të zhdukë nga harta këtë qark.

“Administrata duhet t’u kthehet qytetarëve dhe të punojë për ta. Përse Belinda Balluku është transferuar me gjithë administratën e Tiranës dhe ministrinë e saj në Dibër? Ca interesi ka? Ka interesin e asaj ‘kuçedre’ që po vendoset në Skavicë dhe zhdukë Dibrën nga harta, ndërsa për ta do sjellë përfitim dhe pasurime me qindra milionë dollarë. Ky është shkaku që po ngulojnë kaq fortë. Nuk i bëhet vonë se çfarë ndodh me jetën dhe historinë e Dibrës. I intereson pasurimi.

Ky është shkaku që kërkojnë. Ndaj ky është shkaku që duhet ta marrim Dibrën se nuk kemi toka shqiptare për ta privatizuar. Edi Rama është bërë sëmundja e pelagrës, sëmundja e varfërisë dhe kequshqyerjes”, theksoi Çlirim Gjata. Në kohën kur çmimet e ushqimeve po bëhen të papërballueshme për qytetarët institucionet në vend nuk ndalen duke hapur tenderë luksi. Kapuçino, “schweppes”, pije energjike, çokollata, qumësht. Këto nuk janë produkte që kërkohen nga ndonjë bar në “Bllok”, por janë porosi me tender të veçantë nga një institucion shtetëror për të gostitur punonjësit e tij. Dhe institucioni që ka hapur këtë tender varet nga Belinda Balluku. Në kohën kur çmimet e ushqimeve po bëhen të papërballueshme për qytetarët për shkak të krizës dhe Kryeministri jep 5 mijë lekë lëmoshë për pensionistët në prag të zgjedhjeve, institucionet në vend nuk ndalen duke hapur tenderë luksi.

Një i tillë është edhe ai që u hap nga “Albcontrol”, shoqëria shtetërore e cila menaxhon hapësirën ajrore shqiptare e drejtuara nga Laureta Omeri e besuara e zëvendëskryeministres dhe ministres së gjithanshme Belinda Ballukut. Në 20 mars 2023, Omeri ka hapur një tender me vlerë 8 milionë lekë për të blerë 16 produkte duke filluar nga uji deri te “schweppes”, kapuçino, salepi, kakao e shumë produkte të tjera për punonjësit e këtij institucioni që paguhen me paga shumë më të larta se institucionet e tjera në vend. Por, si i kërkojnë produktet? Punonjësit e “Albcontrol” kërkojnë që uji të jetë me shishe qelqi, qumështi të ketë me 3.5 yndyrë, çokollata të jetë e zezë dhe jo e bardhë, kafja të jetë profesionale me kokrra, salepi, çaji, kapuçino dhe sheqeri të jenë me pustina.

Në të njëjtën kohë, punonjësit e superpaguar të “Albcontrol” kërkojnë edhe pije energjike gjatë orarit të punës, por edhe pije freskuese. Siç del edhe në dokumentet e tenderit, kompania fituese duhet të marrë masat që sasinë e porositur ta shpërndajë në mënyrë të barabartë për të gjithë muajit e vitit 2023, në mënyrë që punonjësve të “Albcontrol” të mos u mungojë në asnjërën perudhë të vitit as qumështi me yndyrë, as çokollata e zezë dhe as kafja me kokrra. Pra gjithçka e programuar, për të mos u munguar asnjë e mire punonjësve të “Albcontrol”, të cilët nuk e fusin dorën në xhep, pasi për ta mendon shoqëria shtetërore “Albcontrol” me në krye të besuarën e Belinda Ballukut.

Gazeta Panorama